loader image

 

 

 

 

Kush jemi ne?

Studim, projektim, mbikqyrje, kolaudim dhe konsulence ne ndertime civile dhe ekonomike, ne ndertimet rrugore, ne ndertimet hekurudhore, ne vepra arti, ne ndertime detare, hidraulike e hidroteknike…

icon_widget_image Rruga Besim Imami, Tiranë icon_widget_image + (355) 69 58 61 994 + (355) 69 208 5185 icon_widget_image info@infratech.al
Image Alt
Explore the Features

Rreth Nesh

Etiam scelerisque tortor at lectus dapibus, nec fermentum diam feugiat. Morbi rutrum magna et dui.

Schedule

KUSH JEMI?

RrugËtimi

INFRATECH është një shoqëri konsulencë e themeluar me date 27/04/2009. Aktiviteti ynë fillestar përqendrohej në shërbime në projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e projekteve në Zhvillime Urbane, Arkitekturë dhe Infrastrukture.

Nga viti në vit, kemi zgjeruar gamën tonë të shërbimeve në Zhvillime Urbane dhe Rurale, Arkitekturë, Infrastrukture, Vlerësim te ndikimeve ne Mjedis, etj., si dhe Mbikëqyrje e Kolaudim të tyre. Gjatë këtyre viteve, ne jemi rritur profesionalisht si pasojë e cilësisë dhe profesionalizmit.

Sot, kemi eksperiencën e duhur në përgatitjen e ToR, Projekteve Konceptuale, Projekt Zbatimeve, Preventivave, Raporteve të ndryshme, Mbikëqyrje-Kolaudim dhe përgatitjen e dokumenteve të tenderit për institucione publike dhe private duke ndjekur normat dhe standardet.

INFRATECH ka realizuar shumë projekte të suksesshme me kontraktorë të ndryshëm. Jemi përfshirë në projekte të mëdha në ndërtimin e objekteve të reja dhe rehabilitim të tyre gjithashtu. Këto ndërtesa përfshijnë Shkolla, Kopshte, Godina, Qendra multi-fuksionale, etj., në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në këto projekte INFRATECH është përfshirë duke filluar nga përgatitja e Dokumenteve të Projektit dhe të Tenderit deri në vlerësimin e tyre, Projekt Zbatim, Preventiv, Mbikëqyrja dhe Kolaudimi i Punimeve si dhe pajisja e tyre me mobilje dhe makineri.

Të gjitha këto projekte janë bazuar në standardet më të larta të ndërtimit. Kemi bashkëpunuar me një numër institucionesh si Ministria e Arsimit, Ministria Punëve Publike dhe Transportit, Banka Botërore, Këshilli i Evropës, Bashkitë e Tiranës, Kamza, Durrës, Lezha, Shkodra, Peshkopi, Fier, Berat, Saranda, Korça, etj.

Stafi i ynë ka një eksperiencë të gjatë administrative dhe ka punuar ngushtë me çështje të pronësisë si Vlerësimi dhe Menaxhimi i Pronave, Menaxhimi i Tokës Urbane dhe Bujqësore etj.

INFRATECH ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në shërbimet e Hidro-gjeologjisë dhe vëzhgimit gjeo-teknik, Ujësjellës-kanalizime, rrugë në projektim dhe mbikëqyrje në bashkëpunim me ARRSH, FSHZH, Bashkitë Tirane, Patos, Rrogozhine, Fier, etj.

Shërbimet tona:

Kompania jonë ofron shërbime që përshijnë Master Plane (Studime e Plane Rajonale Urbanistike), Plane Rregulluese të Përgjithshme për Qendra të banuara dhe Qytete, si edhe Studime Pjesore Urbane.
Në lidhje me projektimin e objekteve ndërtimore ne ofrojmë shërbime në fushën e:
  • Arkitekturës së jashtme e të brendshme dhe peizazhit
  • Konstruksionit
  • Instalimeve hidrosanitare
  • Instalime termoteknike-ventilimi-kondicionimi
  • Instalimet elektrike
Ne ofrojmë shërbime në projektim dhe mbikëqyrje për Rrugë dhe Hekurudha-Rrugë lokale, rrugë urbane dytësore, rrugë interurbane dytësore. Rrugë urbane kryesore dhe rrugë interurbane kryesore. Shtresa rrugore e sistemim-asfaltime. Autostrada-aeroporte-helioporte. Hekurudha, degëzime hekurudhore. Projektim Ura dhe Vepra Arti-deri e mbi 10 m, Estakada, Ura metalike-te varura, Tunele rrugore-hekurudhore. Sinjalistikë në rrugë lokale, rrugë urbane dytësore dhe interurbane dytësore, Sinjalistikë në autostrada, rrugë urbane kryesore dhe interurbane kryesore dhe në degëzime me hekurudhën, në Aeroporte dhe Helioporte.
Ofrojmë shërbime në projektim dhe mbikëqyrje Vepra Hidraulike-Diga, galeri, tunele hidraulike, Furnizim me ujë, kolektorë shkarkimi, Ujësjellës-kanalizime urbane dhe rurale, Vepra ujitje, kullimi, Impiante vaditëse, diga deri ne 10m, damba, Vepra të trajtimit të ujit, Vepra hidroteknike, marrje uji, shkarkimi,kulla ekuilibri, porte e pontile, Vepra naftësjellës, gazsjellës, vajsjellës, etj.
Studimi ynë kryesor aplikohet në menaxhim të qëndrueshem të burimeve natyrore (toke, ujë, pyje, kullota etj), menaxhim mjedisor i qëndrueshëm, vlerësim i ndikimit në mjedis, plane veprimi të zhvendosjeve, studime vleresimi mjedisore dhe sociale të qëndrueshme, planifikim i tokës, projekte gjelbëruese dhe parqeve, projekte të mbrojtjes së tokës etj.
Planifikim strategjik territorial dhe urban, studime të zhvillimit të zonave industriale, plane të ndryshme rregulluese dhe ato vendore, si Velipoje e Durres, etj, ku ka zgjidhur detyra sa me poshte; 
  • Analizuar situatën aktuale: trendet demografike, urbane dhe ekonomike të zhvillimit, kushtet sociale, etj
  • Zhvilluar një kuadri politikash për zhvillimin urban dhe për punuar një vizion dhe propozim hapësinor për zhvillimin e ardhshëm.
  • Formuluar një plan territorial dhe rregullore vendore, si dhe ofruar zgjidhje për zbatimin e tij nëpërmjet planeve të veprimit dhe rekomandimeve financiare.

TRASHËGIMIA kulturore 

PËRFSHIRJA JONË
Ne jemi përfshirë vazhdimisht në projektet e konservimit të trashëgimisë kulturore. Ndër të tjera vlen të përmendim ; “Pjesmarrje ne Hartimin e projekteve Pazari I Ri dhe Sheshi “Avni Rustemi” Tiranë dhe  inspektimi/supervizioni” i këtij projekti madhor , me Klient  ADF dhe Bashkinë Tiranë. Ky projekt zgjati rreth 3 vjet dhe u realizua me sukses, Gjithashtu Kompania jonë ka kryer shërbime për inspektim/supervizion me  Muzeu i Ikonave-Korçe:
    Zbatimi i ketij Projekti ka realizuar:
  • Ruajtjen dhe magazinimin e ikonave.
  • Mobilimin e ambienteve laboratorike/zyrave/salles se mbledhjes .
  • Dezifektimin e ikonave.
  • Furnizim pajisje te ndryshme.

Fokusi ynë eshtë

Cilësia është krenaria e kompanise - në çuarjen e projekteve tona në një përfundim të suksesshëm në një mënyrë profesionale dhe me një nivel të lartë të kompetencës, duke siguruar krijimin e një vlere të lartë në interes të klientëve tanë. Kjo arrihet përmes përvojës dhe aftësive të punonjësve tanë, të cilët po zgjerohen vazhdimisht.

PIKA JONë E FORTë ëSHTë

Komunikimi profesionalisht i sinqertë dhe i hapur me njëri-tjetrin siguron që ne gjithmonë veprojmë në përputhje me vlerat tona, duke fituar besimin e klientëve, partnerëve dhe kolegëve tanë - klientët dhe partnerët tanë e dinë se ata mund të mbështeten tek ne në çdo kohë.

Jemi krenar për

- Çertifikatë për sistemin e menaxhimit te cilësisë EN- ISO 9001:2015 - Çertifikatë për sistemin e menaxhimit te cilësisë EN- ISO 14001 – 2015 - Çertifikatë për sistemin e menaxhimit te Sigurisë BS OHSAS 18001:2007 - Çertifikatë për sigurinë në trafikun rrugor BS OHSAS 39001:2012

PëRQëNDROHEMI TEK

Ne vazhdojmë të forcojmë pozicionin tonë duke zbatuar strategjinë tonë të rritjes së orientuar drejt klientit në një mjedis sfidues me ndryshime të vazhdueshme. Sfidat teknike janë plotësuar përmes një kombinimi të përshtatshëm të teknologjive tradicionale dhe të teknologjive të reja - risitë e demonstruara në zgjidhjet tona janë rezultat i një qasjeje në çdo projekt si një mundësi unike.