loader image

 

 

 

 

Kush jemi ne?

Studim, projektim, mbikqyrje, kolaudim dhe konsulence ne ndertime civile dhe ekonomike, ne ndertimet rrugore, ne ndertimet hekurudhore, ne vepra arti, ne ndertime detare, hidraulike e hidroteknike…

icon_widget_image Rruga Besim Imami, Tiranë icon_widget_image + (355) 69 58 61 994 + (355) 69 208 5185 icon_widget_image info@infratech.al
Projektim

Kulla Albkontroll

Kulla Albkontroll

Objekti i zyrave qendrore te Albkontrollit eshte pjese e kompleksit te aeroportit “Nene Tereza”. Objekti, me nje lartesi 2 kate dhe kulles se kontrollit me 9 kate, ka nje shtrirje gjatesore 82 m dhe gjeresi rreth 30m. Ne pjesen nga veriu kufizohet nga pista e uljes se aeroplaneve ndersa ne jug kufizohet nga rruga automobilistike.
Hyrja kryesore ne ndertese ndodhet ne veri-perendim, gjithashtu objekti ka disa hyrje ne pjesen jugore te objektit. Ne hyrjen kryesore nepermjet hollit realizohet shperndarja ne kate dhe ne ambientet e zyrave. Fasadat e objektit jane te nderthurura me materiale te ndryshme si alukobondi, pllaka guri, suva plastike dhe vetrata xhami strukturale. Ne pjesen e fasades te veshur me pllaka guri ka pasur demtime te saj duke krijuar shkeputjen e pllakave, gjithashtu ne vetratat strukturale disa panele jane shkeputur nga struktura mbajtese duke rene ne trotuar.
Ambientet e brendshme ne te dyja katet jane te ndara ne zyra me mure gipsi sipas kerkesave te hershme. Keto mure nuk perbushin kriteret per kerkesat akustike midis zyrave. Ne ambientet e zyrave dyshemeja e katit perdhe dhe te pare jane te shtruara me moket i cili ka rezultuar te jete jo higjenik. Te dyja katet kane tavan gipsi dhe ndricues plafoniere. Ne disa zyra ne katin e pare jane konstatuar prania e lageshtires ne disa kende te objektit si probleme depertimi te shtresave te taraces. Dritares jane me kase duralumini me lartesi 2m, ndersa dyert jane tamburato.

Pjese e ketij projekti do te jete nderyrja ne riorganizimin e disa ambiente te zyrave, ne fasaden e objektit, ne tarace dhe ne krijimin e nje akses kontrolli ne hyrje te objektit. Te gjitha keto ndryshime do te pasojne ndryshime ne sistemin mekanik dhe elektrik te godines ekzistuese.
Sipas kerkesave te fluksit te punes dhe nevojave te personelit eshte bere rishperndarja e zyrave duke prishur muret ekzistuese prej gipsi dhe krijuar hapesira te medha per nje numer me te madh punonjesish. Ne kati e pare jane riorganizuar zyrat sipas hierarkise se punonjesve. Ne te dyja katet jane krijuar ambjente per kanceleri, printer dhe nje kend per kafeteri. Perreth tavolinave te punes jane vendosru mobilime per arkive dhe dokumente te ndryshme. Ne katin perdhe eshte rikrijuar ambienti i salles se konferences, dhomes se pushimit te inxhiniereve etj. Ndarja e ambienteve, ne te dyja katet, do te jete me mur gipsi deri ne lartesine 95 cm dhe me vetrate xhami deri ne lartesine e tavanit te varur. Ne katin e pare jane rikonceptuar salla e pushimit, rekreacionit, palestres, brief room etj. Nderhyrja ne dysheme do te konsistoje ne heqjen e moketit dhe prishja e shtresave atje ku eshte e nevojshme per instalimet dhe shtrimi i dyshemese me rezine transparente mbi leter fotografike. Tavanet e te dyja kateve do te prishen duke riformuluar formen dhe menyren e shperndarjes se ndricuesve sipas organizimit te zyrave dhe tavolinave te punes.
Ne fasaden e objektit do te riparohen te gjitha demtimet te veshjes me pllaka guri dhe do te riparohen vetratat e xhamit qe jane thyer dhe aksesoret e tyre. Per shkak te demtimit te shtresave te taraces do te prishen shtresat ekzistuese dhe do te rivendosen shtresa e hidroizolimit te gjithe siperfaqes se taraces ne pjesen 2kateshe te saj.
Ne hyrje te objektit do te krijohet nje ambjent i ri 1 katesh ku do te jete akses kontrolli dhe metal detektori per punonjesit qe do te hyjne ne ndertese. Shtesa do te jete strukture e re beton arme qe i bashkangjitet struktures ekzistuese. Fasadat e saj do te jene strukturale me panele dopio xham te integruar me fasaden ekzistuese.

Informacione mbi Projektin

Kategoria: