Studim, projektim, mbikqyrje, kolaudim dhe konsulence ne ndertime civile dhe ekonomike, ne ndertimet rrugore, ne ndertimet hekurudhore, ne vepra arti, ne ndertime detare, hidraulike e hidroteknike…
Objekti: “Ndertim Asfaltim i rruges Cerrik-Belsh-Dragot-Kucove-Ure Vajgurore”.
Segmenti rrugor i rruges Cerrik-Belsh-Dragot-Kucove-Ure Vajgurore me gjatesi prej 13.226 km paraqitet I fragmentuar ne disa lote. Rruga ekzistuese është një rrugë e cila të lidh me zonën e Kucovës me Bashkine e re Urë Vajgurore dhe fshatrat përreth, nuk është një zonë e cila shfaq trafik të rënduar apo me intensitet të lartë. Baza e ekonomisë është për qytetin dhe për rethinat bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale.Aktivitet kryesore
ekonomike ne rajonin e tregtia, industria e ambalazhimit te ujit dhe pijeve freskuese, fabrikat e përpunimit te qumështit dhe prodhimit te djathtave, industria e tregtimit dhe përpunimit te drurit, repartet e shumta te prodhimit te veshjeve dhe këpucëve per tregjet e huaja, industria e nxjerrjes dhe përpunimit te gurit përndërtim dhe atij dekorativ, etj. Ky qytet njihet për pusete naftës dhe për aktivitetin e tyre i cili është akoma aktiv dhe eficent. Investimete reja dhe kërkesat gjithnjë e në rritje e bëjnë këtë qytet të rëndësishëm për punësime dhe tregti në këtë sektor.
Projekti ka parashikuar:
• PUNIME GERMIMI DHE MBUSHJE NE RRUGE
• PUNIME TE NDRYSHME
• PUNIME NË NDERTIMIN KANALIZIMEVE TE NDOTURA DHE TE UJRAVE TË BARDHA
• PUNIME NË NDERTIMIN TROTUAREVE
• PUNIME NË NDERTIMIN E MUREVE PRITËS DHE MBAJTËS
• PUNIME SHTRESASH RRUGORE
• PUNIME NDRICIMI
• PUNIME NË SINJALISTIKËN RRUGORE